Arkëtar/e

Përmbledhja e pozitës

Arkëtari/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve gjatë procesit të pagesës, menaxhimin e saktë të transaksioneve financiare dhe sigurimin e një eksperience pozitive për klientët në market.

Përgjegjësitë kryesore

  • Kryen regjistrimin dhe inkasimin e pagesave nga klientët.
  • Siguron saktësinë e çmimeve dhe transaksioneve.
  • Ofron shërbim profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve.
  • Menaxhon paranë e gatshme dhe mjetet e tjera të pagesës.
  • Raporton mospërputhjet ose problemet e evidentuara.
  • Kujdeset për pastërtinë dhe organizimin e arkës.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Saktësi dhe përgjegjësi në punë.
  • Njohuri bazike të kompjuterit.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu