Mbikëqyrës/e në Bakery

Përmbledhja e pozitës
Mbikëqyrësi/ja i/e Bakery-t është përgjegjës/e për organizimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të përditshme në departamentin e Bakery-t, duke siguruar cilësi të lartë të produkteve, shërbim profesional dhe respektim të standardeve operative.
Përgjegjësitë kryesore
- Organizon dhe mbikëqyr punën e ekipit të Bakery-t.
- Siguron disponueshmërinë e produkteve gjatë gjithë ditës.
- Kontrollon cilësinë dhe freskinë e produkteve.
- Menaxhon porositë dhe stokun e lëndëve të para.
- Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Përgatit raporte periodike për performancën e departamentit.
Aftësitë e kërkuara
- Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse.
- Njohuri mbi standardet e sigurisë ushqimore.
- Aftësi të mira komunikimi.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani