Furnizues/e Malli

Përmbledhja e pozitës
Furnizuesi i Mallit është përgjegjës për sigurimin e furnizimit të rregullt dhe në kohë të marketit me produkte, monitorimin e stokut dhe koordinimin me furnitorët për të garantuar disponueshmërinë e vazhdueshme të mallrave. Pozita kërkon organizim të mirë, komunikim efektiv dhe aftësi për të menaxhuar proceset e furnizimit në mënyrë efikase.
Përgjegjësitë kryesore
- Monitoron gjendjen e stokut dhe identifikon nevojat për furnizim.
- Përgatit dhe dërgon porositë tek furnitorët sipas nevojave të marketit.
- Koordinon pranimin e mallrave dhe verifikon sasinë, cilësinë dhe dokumentacionin përkatës.
- Siguron që produktet të jenë të disponueshme në market dhe të shmangen mungesat në rafte.
- Bashkëpunon me menaxherët e departamenteve për planifikimin e nevojave për furnizim.
- Monitoron afatet e skadencës dhe qarkullimin e produkteve.
- Mban evidencë të saktë të porosive, furnizimeve dhe lëvizjeve të stokut.
- Ndjek performancën e furnitorëve lidhur me afatet e dorëzimit dhe cilësinë e produkteve.
- Kontribuon në optimizimin e kostove dhe proceseve të furnizimit.
Aftësitë e kërkuara
- Aftësi të mira organizative dhe planifikuese.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani