Shitës/e Bakery dhe Delikatesë

Përmbledhja e pozitës

Shitësi/ja në Bakery dhe Delikatesë është përgjegjës/e për shitjen, ekspozimin dhe prezantimin e produkteve të furrës dhe delikatesës, duke siguruar cilësi, freski dhe shërbim profesional ndaj klientëve, në përputhje me standardet e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore

  • Ofron shërbim profesional dhe këshillon klientët për produktet.
  • Sistemon dhe ekspozon produktet në mënyrë të rregullt dhe tërheqëse.
  • Kontrollon freskinë, cilësinë dhe afatet e produkteve.
  • Përgatit dhe paketon produktet sipas kërkesave të klientëve.
  • Kujdeset për pastërtinë dhe higjienën e sektorit.
  • Monitoron stokun dhe raporton nevojat për furnizim.
  • Respekton standardet e sigurisë ushqimore dhe procedurat e kompanisë.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibil.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu