Arkëtar/e

Përmbledhja e pozitës
Arkëtari/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve gjatë procesit të pagesës, menaxhimin e saktë të transaksioneve financiare dhe sigurimin e një eksperience pozitive për klientët në market.
Përgjegjësitë kryesore
- Kryen regjistrimin dhe inkasimin e pagesave nga klientët.
- Siguron saktësinë e çmimeve dhe transaksioneve.
- Ofron shërbim profesional dhe të sjellshëm ndaj klientëve.
- Menaxhon paranë e gatshme dhe mjetet e tjera të pagesës.
- Raporton mospërputhjet ose problemet e evidentuara.
- Kujdeset për pastërtinë dhe organizimin e arkës.
Aftësitë e kërkuara
- Aftësi të mira komunikimi.
- Saktësi dhe përgjegjësi në punë.
- Njohuri bazike të kompjuterit.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani