Mbikëqyrës/e në Bakery

Përmbledhja e pozitës

Mbikëqyrësi/ja i/e Bakery-t është përgjegjës/e për organizimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të përditshme në departamentin e Bakery-t, duke siguruar cilësi të lartë të produkteve, shërbim profesional dhe respektim të standardeve operative.

Përgjegjësitë kryesore

  • Organizon dhe mbikëqyr punën e ekipit të Bakery-t.
  • Siguron disponueshmërinë e produkteve gjatë gjithë ditës.
  • Kontrollon cilësinë dhe freskinë e produkteve.
  • Menaxhon porositë dhe stokun e lëndëve të para.
  • Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Përgatit raporte periodike për performancën e departamentit.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse.
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë ushqimore.
  • Aftësi të mira komunikimi.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu