Kategori Menaxher/e

Përmbledhja e pozitës:

Kategori Menaxheri është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe optimizimin e portofolit të produkteve në një kategori të caktuar, me qëllim maksimizimin e shitjeve, fitimit dhe pjesës së tregut.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i plotë i kategorisë së produkteve dhe përgjegjësia për performancën e saj.
  • Planifikimi dhe zhvillimi i strategjisë së kategorisë në përputhje me objektivat e kompanisë.
  • Monitorimi i shitjeve, marzhit, profitabilitetit dhe performancës së produkteve.
  • Analizimi i tregut, trendeve të konsumatorëve dhe konkurrencës për zhvillimin e kategorisë.
  • Menaxhimi dhe optimizimi i asortimentit, çmimeve dhe promocioneve.
  • Identifikimi i produkteve të reja dhe mundësive për zgjerimin dhe përmirësimin e kategorisë.
  • Bashkëpunimi dhe negocimi me furnizuesit për çmime, kushte tregtare, promocione dhe oferta.
  • Monitorimi i stokut dhe sigurimi i disponueshmërisë së produkteve në pika.
  • Analizimi i rezultateve të kategorisë dhe identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe profitit.
  • Bashkëpunimi me departamentet e Blerjes, Shitjes, Marketingut, Logjistikës dhe Financave.
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave periodike për performancën e kategorisë.
  • Përgjegjësi për arritjen e objektivave të shitjes, marzhit dhe profitabilitetit të kategorisë.

Aftësitë e kërkuara:

  • Përvojë relevante në menaxhim të kategorive, blerje, shitje ose retail.
  • Njohuri të mira të analizës së shitjeve, çmimeve dhe profitabilitetit.
  • Aftësi të forta negociuese dhe komunikuese.
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
  • Përvojë në sektorin retail konsiderohet përparësi.

Çfarë ne ofrojmë

  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës.
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani.

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu