Menaxher/e i/e Pikës

Përmbledhja e pozitës

Menaxheri/ja i/e Pikës është përgjegjës/e për udhëheqjen dhe menaxhimin e përgjithshëm të operacioneve të marketit, duke siguruar funksionim efikas të pikës së shitjes, arritjen e objektivave të kompanisë dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve. Pozita kërkon aftësi të forta udhëheqëse, organizative dhe analitike, si dhe fokus në zhvillimin e ekipit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së pikës.

Përgjegjësitë kryesore

  • Planifikon, organizon dhe mbikëqyr të gjitha aktivitetet operative të pikës së shitjes.
  • Udhëheq, motivon dhe zhvillon ekipin, duke siguruar një ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Siguron zbatimin e standardeve, politikave dhe procedurave të kompanisë.
  • Monitoron performancën e shitjeve dhe ndërmerr veprime për arritjen e objektivave të përcaktuara.
  • Menaxhon stokun, furnizimet dhe inventarët, duke siguruar disponueshmërinë optimale të produkteve.
  • Mbikëqyr cilësinë e shërbimit ndaj klientëve dhe trajton ankesat apo kërkesat në mënyrë profesionale.
  • Planifikon oraret e punës dhe organizon shpërndarjen efikase të detyrave.
  • Monitoron kostot operative dhe kontribuon në optimizimin e shpenzimeve të pikës.
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën, shitjet, stokun dhe aktivitetet operative.
  • Siguron respektimin e standardeve të higjienës, sigurisë në punë dhe sigurisë ushqimore.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar funksionimin efikas të pikës.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të dëshmuara në udhëheqjen dhe menaxhimin e ekipeve.
  • Njohuri të mira në menaxhimin e shitjeve, stokut dhe operacioneve të retail-it.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe zgjidhjeje të problemeve.
  • Përgjegjësi, integritet dhe orientim drejt rezultateve.
  • Gatishmëri për punë me orar fleksibil sipas nevojave të biznesit.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu