Përgjegjës/e i/e Ndërrimit

Përmbledhja e pozitës

Përgjegjësi/ja i/e Ndërrimit është përgjegjës/e për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve gjatë ndërrimit të punës, duke siguruar funksionimin efikas të marketit, respektimin e standardeve të kompanisë dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.

Përgjegjësitë kryesore

  • Organizon dhe koordinon punën e stafit gjatë ndërrimit.
  • Siguron zbatimin e procedurave operative dhe standardeve të kompanisë.
  • Mbikëqyr shërbimin ndaj klientëve dhe zgjidh situatat operative.
  • Kontrollon ekspozimin e produkteve, stokun dhe pastërtinë e marketit.
  • Koordinon pranimin dhe sistemimin e mallrave sipas nevojës.
  • Mbikëqyr hapjen dhe mbylljen e marketit sipas procedurave.
  • Raporton tek Menaxheri i Pikës për ecurinë e ndërrimit dhe çështjet e evidentuara.
  • Merr pjesë në inventarizime dhe kontrolle periodike.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe vendimmarrjeje.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar nën presion.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu