Përgjegjës/e për Fruta dhe Perime

Përmbledhja e pozitës
Përgjegjësi/ja për Fruta dhe Perime është përgjegjës/e për menaxhimin e sektorit, sigurimin e cilësisë dhe freskisë së produkteve, organizimin e ekspozimit dhe koordinimin e furnizimeve për të garantuar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
Përgjegjësitë kryesore
- Organizon dhe mbikëqyr sektorin e frutave dhe perimeve.
- Kontrollon cilësinë, freskinë dhe prezantimin e produkteve.
- Monitoron stokun dhe planifikon furnizimet.
- Menaxhon ekipin e sektorit sipas nevojës.
- Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
- Analizon shitjet dhe ndërmerr masa për optimizimin e performancës.
Aftësitë e kërkuara
- Aftësi organizative dhe menaxhuese.
- Njohuri mbi ruajtjen dhe trajtimin e produkteve të freskëta.
- Aftësi të mira komunikimi dhe udhëheqjeje.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani