Pranues/e Malli

Përmbledhja e pozitës

Pranuesi i Mallit është përgjegjës për pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e mallrave që hyjnë në market, duke siguruar që produktet e pranuara përputhen me porositë, dokumentacionin përcjellës dhe standardet e cilësisë së kompanisë. Pozita kërkon saktësi, përgjegjësi dhe aftësi të mira organizative për menaxhimin e proceseve të pranimit të mallrave.

Përgjegjësitë kryesore

  • Pranon dhe kontrollon të gjitha dërgesat e mallrave që arrijnë në market.
  • Verifikon sasinë, cilësinë, afatet e skadencës dhe gjendjen fizike të produkteve.
  • Krahason mallrat e pranuara me faturat, fletëdërgesat dhe dokumentet e tjera përcjellëse.
  • Raporton menjëherë mospërputhjet, mungesat ose dëmtimet e evidentuara gjatë pranimit.
  • Siguron regjistrimin e saktë të mallrave në sistem sipas procedurave të kompanisë.
  • Koordinon sistemimin dhe vendosjen e mallrave në depo ose hapësirat e caktuara.
  • Mbikëqyr respektimin e standardeve të ruajtjes dhe sigurisë së produkteve.
  • Bashkëpunon me furnizuesit, depon dhe menaxherët e departamenteve për një proces efikas të pranimit.
  • Merr pjesë në inventarizime dhe kontrolle periodike të stokut.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet në punë.
  • Gatishmëri për angazhim fizik sipas nevojave të pozitës.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu