Asistent/e Menaxher/e i/e Pikës

Përmbledhja e pozitës

Asistenti/ja i/e Menaxherit në Pikë është përgjegjës/e për mbështetjen e Menaxherit të Pikës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përditshme të marketit. Pozita siguron funksionimin efikas të operacioneve, mbikëqyr stafin gjatë ndërrimit dhe garanton respektimin e standardeve të kompanisë për shërbimin ndaj klientit, shitjet dhe menaxhimin e stokut.

Përgjegjësitë kryesore

  • Mbështet Menaxherin e Pikës në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve ditore.
  • Mbikëqyr punën e stafit dhe siguron respektimin e procedurave të kompanisë.
  • Siguron nivel të lartë të shërbimit ndaj klientëve.
  • Monitoron stokun dhe koordinon furnizimet sipas nevojave.
  • Kontrollon ekspozimin e produkteve dhe zbatimin e standardeve të merchandising-ut.
  • Ndihmon në organizimin e orareve të punës dhe shpërndarjen e detyrave.
  • Merr pjesë në inventarizime dhe analiza të performancës së pikës.
  • Raporton tek Menaxheri i Pikës për çështjet operative dhe sfidat e identifikuara.

Aftësitë e kërkuara

  • Aftësi të mira organizative dhe udhëheqëse.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe zgjidhjeje të problemeve.
  • Njohuri bazike të MS Office.
  • Përgjegjësi, integritet dhe aftësi për të punuar nën presion.

Çfarë ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera
  • Mundësi për zhvillim profesional
  • Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
  • Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
  • Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani

Apply for this position

Dokumentet e lejuara(s): .pdf, .doc, .docx
Kthehu