Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve ditore në këndin e ushqimit, si përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit, higjienën, sigurinë e ushqimit, sigurinë në punë e të tjera
- Është përgjegjës për përkujdesjen për stokun, pajisjet, asetet dhe aksesorët në këndin e ushqimit
- Është përgjegjës për porosinë e produkteve ushqimore, ambalazheve, aseteve e të tjera sipas procedurave
- Është përgjegjës për implementimin e procedurave në mënyrë efikase
- Në koordinim me punonjësit përgjegjës, përkujdeset për të sugjeruar produkte të reja për shitje
- Është përgjegjës për zhvillimin profitabil të shitjes në këndin e ushqimit
Aftësitë:
- Të jetë metodik dhe i/e organizuar
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientë
- Aftësi për të qëndruar i/e qetë nën presionin e kohës
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemeve
- Te jetë i/e gatshëm të punojë me ndërrime (paradite dhe pasdite)