SPAR Kosova ka vendosur t’i gëzojë fëmijët dhe familjet e tyre me rastin e ditës së Halloween, duke organizuar aktivitete të ndryshme.
Të gjithë të interesuarit mund të vijnë të enjten, më 31 tetor në orën 17:00pm, në marketin e SPAR-it, në Swiss Mall tek rrethi në Çagllavicë, për të festuar së bashku.
Në kuadër të aktiviteteve, SPAR ka planifikuar lojëra të ndryshme për fëmijët, siç janë ngjyrosja e fytyrës, fotografimi me banerin që paraqet personazhe të dashura nga filmat vizatimorë, bonbona dhe langje falas në të gjitha pikat.

SPAR Kosova gjithashtu ofron 5% zbritje për të gjitha produktet.

Ju mirëpresim!

SPAR Kosova tashmë e ka dëshmuar përgjegjësinë e vazhdueshme për të kontribuar në komunitet, duke organizuar evente të ndryshme, si dhe duke përkrahur shumë organizata dhe fushata bamirësie.
SPAR është zinxhiri më i madh në botë i shitjes së ushqimit me pakicë. Pas hapjes së tri dyqaneve të para në Prishtinë, SPAR Kosova do të vazhdojë zgjerimin e synuar me hapjen e gjithsej 45 dyqaneve në Kosovë.