“Vrapo Babadimër” edhe këtë vit mbushi rrugët e Prishtinës me energjinë pozitive të babadimrave, të cilët ishin të vendosur të tejkalonin çdo sfidë për një kauzë të rëndësishme dhe jetike.
Synimi ishte të mblidhej një thes i fondeve për të ndihmuar fëmijët që luftojnë kundër sëmundjeve në Repartin e Hemato-onkologjisë Pediatrike të Klinikës së Pediatrisë në QKUK, si dhe të ofrohej mbështetje për familjet në nevojë gjatë festave të fundvitit.
SPAR Kosova me kënaqësi ka shfaqur një angazhim të pamohueshëm duke qenë partneri dhe mbështetësi kryesor në iniciativën e organizatorit Jusuf Islami, në edicion e tetë të kësaj mini-maratone.