SPAR Kosova

Në Korrik të vitit 2018 SPAR ndërkombëtar ka dhënë license ekskluzive konsorciumit te përfaqësuar nga biznese udhëheqëse Kosovare me përvojë ndërkombëtare me operim në fushën e distribuimit, shitjes me pakicë dhe investimeve, për të sjellur brendin e SPAR në Republikën e Kosovës. SPAR KOSOVA synon udhëheqjen në rrjetin e shitjes me pakicë në treg, duke ofruar përvojën më të mirë të blerjes përmes përkushtimit në freski, përzgjedhje, cilësi dhe nivel të lartë të shërbimit të konsumatorëve. Duke u bërë ofertë e re në tregun Kosovar do të rrisë konkurrencën, produktivitetin përmes partnerëve, si dhe do të gjeneroj vende të reja të punës.

Kush jemi ne?

SPAR KOSOVA është e përkushtuar që me ndershmëri, transparencë, standard të lartë profesional, përgjegjësi shoqërore dhe punë ekipore të garantoj përvojën e re në blerje për konsumatorët e vet.

Sekreti i suksesit tonë (tek secili prej nesh)

Puna ekipore, qasja ndihmuese dhe theksi i të menduarit në:

Produkt – punonjësi ideal në pikën e shitjes ndjen kënaqësi duke shitur produktet që i njeh dhe për të cilat din të përgjigjet në çdo kohë lidhur me cilësinë, përbërjen dhe ofron ato në bazë të kërkesës si dhe nevojës që mund të identifikojë. Fokus të veçantë ka në produktet e freskëta dhe ato të brendit SPAR për të bërë dallimin nga shitësit tjerë.

Konsumatorë – Inicon kontaktin me ta. Ndihet mirë kur shërben konsumatorët dhe nuk irritohet nga ankesat e tyre. Ështe i sinqertë me ta, i afërt dhe i ndëgjon me kujdes. Transmeton konsumatorëve imazh pozitiv të SPAR në përgjithësi si dhe produkteve që ka.

Ekip – tregon entuziazmin drejt kolegëve në punën e përditshme.Është i gatshëm të ndëgjoj, të mësoj dhe ndajë informatën me të tjerët. Të shkoj përtej me përpjekjet, të jetë shembull dhe udhëhëeqe kur duhet. Konsumatori do të sheh shpirtin ekipor pozitiv në mes të stafit.

Detaje – din detajet e shprehisë së punës së përditshme. I kushton rëndësi detajeve dhe ndjehet krenar për punën e përfunduar me sukses. Përdor të gjitha resurset e mundëshme, është efiqient dhe i organizuar. Edhe konsumatorët me kërkesat më të shumta do të vërejnë perfeksionizmin në staf.

Stabilitet – mund të mbështetesh tek ta, janë të saktë, ndihmues dhe nuk lejojnë jetën personale të ndikoj në performancën e punës.

Potencial për rritje – i orientuar drejt qëllimit, i gatshëm të dëgjoj ide dhe sygjerime dhe mund të pranoj kritika konstruktive. I gatshëm të pranoj ndryshimin dhe të inicoj atë, si në rastin kur dëshiron të perfeksionoj pozitën aktuale apo të rrisë shkathësitë drejt pozitës së dëshiruar.

Në çka besojmë ne

Duke qenë të njohur ndërkombëtarisht dhe me standarde të para-caktuara nga niveli qëndror me bazë në Holandë, punonjësit e kompanisë janë konsiderata e parë në të bërit biznes, andaj trajtimi dhe zhvillimi i tyre luan rol kyq në të arriturat e rezultateve të mira në vazhdimësi. Ne besojmë në raporte të hapura dhe transparente ndërmjet punonjësve dhe me partnerë e konsumatorë.

Imazhi ynë

Pikat shitëse tona duken sipas standardeve mbi pastërtinë dhe rregullin si jashtë ashtu edhe brenda tyre me moton “pastro menjëherë nëse gjen parregullësi”. Të gjithë punonjësit, pa dallim, do të duhet të jenë ambasadorë të misionit, vizionit dhe vlerave tona duke transmetuar në praktikë çasjen serioze dhe transparente për freskinë e produkteve, cilësinë e lartë që brendi ynë ka, llojllojshmërinë dhe shërbimin e kujdesin e përsosur ndaj konsumatorëve. Kjo duket si në paraqitje ashtu edhe në qëndrimin e punonjësve tanë në raport me të tjerët.