SPAR International

Misioni & Vlera

SPAR është një grup ndërkombëtar i shitësve të pavarur me pakicë dhe shumicë, të cilët punojnë së bashku në mënyrë të pavarur, por në partneritet nën markën tregtare të SPAR me qëllim që të ofrojnë cilësi të lartë, dhe vlerë në këmbim të të hollave të shpenzuara gjatë blerjes përbrenda komunitetit ku shërbejnë.

Sot, misioni i SPAR është që të bëhet lider kryesor i shitjes me pakicë në botë dhe të ndikojë në rritjen e emrit, duke ndikuar kësisoji drejtëpërdrejtë në rritjen e konkurencës, produktivitetit dhe aftësisë për t’u shërbyer partnerëve me pakicë dhe shumicë në mbarë botën. SPAR merret me shitjen e ushqimit në të gjithë botën.

Rrugëtimin e filloi me krijimin e një biznesi, konkretisht dyqani holandez gjatë vitit 1932, ndërsa në ditët e sotme numëron më shumë së 12,700 dyqane në 48 vende dhe në 4 kontinente. Zhvillimi i SPAR mbështetet nga një sërë vlerash që kanë udhëhequr organizatën që nga themelimi i saj më shumë se 85 vjet më parë. Në thelbin e këtyre vlerave është angazhimi i pikave shitëse SPAR në mbarë botën në freski, përzgjedhje, cilësi dhe shërbim.

Filozofia e SPAR-it

Historia e SPAR-it lidhet me historinë e një holandezi i njohur si Adriaan Van Well, i cili kishte krijuar një vizion të qartë për të ardhmen e SPAR. Ideja e tij gjeti mbështetje në një filozofi të thjeshtë në të cilën ai konkludonte se tregtarët dhe shitësit e thjeshtë të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare në mënyrë të pavarur mund të bashkoheshin me kusht që të punojnë së bashku, sepse puna e përbashkët do të ishte shumë më fitimprurëse se ajo individuale. Ky nocion i përfitimit nga puna e përbashkët, duke bashkuar resurset dhe forcën, mbetet edhe sot filozofia e SPAR-it.